PSD me aksion simbolik: 2 vite qeveri, nuk ia kanë ba vijë

Autori: Gazeta inFokus
11:52 | 14 February 2023
Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik, në dyvjetorin e Qeverisë Kurti II, me ç’rast kanë vizatuar një vijë të verdhë në objektin e Qeverisë, simbol ky se “2 vite qeveri, nuk ia kanë ba vijë”.
Zgjim Hyseni, nënkryetari i kësaj partie, tha se Qeveria nuk ia ka bërë vijë të punojë në këto 2 vite qeverisje.
“Rrahje gjoksi e rritje e mendjes; shumë fjalë, shumë numra, shumë shifra. Para 2 vjetëve na thanë se ndodhi diçka e madhe, e jashtëzakonshme. A e dini çfarë ndodhi para 2 vjetëve? Bash asgjë”.
“Sot është 14 shkurti. Sot kalon gjysmë mandati i kësaj qeverie. Kjo Qeveri nuk e ka pasur programin transformues. Edhe sikur ta zbatonte s’do të bëhej nami. Problemi është që këta as nuk kanë filluar. Nuk ia kanë ba vijë”.
Ai ka përmendur edhe premtimet për 160 çerdhe dhe 2000 banesa.
“I kanë premtuar 160 çerdhe të reja. Nuk është asnjë. Nuk ia kanë ba vijë. I kanë premtuar 2000 banesa për çifte të reja. Nuk kemi as gurthemel. Nuk ia kanë ba vijë”.
“Kanë premtuar pesëfishimin e numrit të inspektorëve të punës. Nuk ia kanë ba vijë”.
“Kanë premtuar rregullim të shëndetësisë. Kanë thënë s’do të ketë mungesë barnash, dhe do të fillojnë sigurimet shëndetësore. Nuk ia kanë ba vijë. Gjendja është veç më e rëndë”, ka thënë Hyseni.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ...
-
Dialogu Kosovë-Serbi, mbi 18 muaj në heshtje: Pse duhet të ndryshojë fokusi i tij?
Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro, me 18 mua...
-
Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve për rastin Banjska përmendet në raportin e DASh-it për lụftimin e krimit
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH)ka publikuar “Raportin e Strategjisë s...
-
Komuna e Prishtinës kërkon pëlqimin për sheshin “Xhorxh Bush”
Inspektorati i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturo...
-
Baneri “Liria ka emër” me foton e Thaçit e Veselit vendoset në “Wembley”
Një baner me mesazhin “Liria ka emër” është vendosur në stadiumin “Wemble...
-
Haziri për deklaratat e Hotit: Vlerësim i tij por s’ka qenë koha, as momenti i duhur
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri ka folur në lidhje me deklaratën e fundit t...
-
Raporti i DASH: Shqiptarët, rol kyç në tregun global të drọgës – Paratë e pista në Amerikën Latine pastrohen në Shqipëri
Shqiptarët janë faktorë me rëndësi në tregun global të drogës, nga Kanada...
-
Vetaksident në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, lëndohet vozitësi
Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në magjistralen Kaçanik-Hani...
-
Kreu i ZRRE-së: Nëse deri sot keni paguar 50 euro për rrymën, nga prilli do të paguani 58 euro
Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka arsyetuar propozimin e Zyrë...
-
Po kalonte vijat e bardha, vetura godet 15-vjeçaren në Berat
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Berat. Sipas raportimeve t...
-
Telashet e furnizimit me NaCl, Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka mungesa në sektorin publik
Barnatoret në sektorin privat, por edhe spitalet regjionale së fundmi janë pë...
-
Mjekësia ligjore: Të gjithë viktịmat në Koçan vdịqën nga asfiksia
Të gjithë viktimat nga zjarri që përfshiu një klub të natës në Koçan vdiqën n...