Lajme

Protestuesi i revoltuar nga sheshi: Nëse s’ka liri të plotë për shqiptar, Kosova do të bëhet varri i gjithë botës

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 31 January 2023

Në sheshin e Prishtinës, përballë qeverisë së Kosovës janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve të cilët po protestojnë kundër formimit apo pranimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe.

Një protestues i revoltuar ka marrë fjalën, duke bërë thirrje që të gjithë pavarësisht ideologjive apo bindjeve politike ti bashkohen sot atyre në protestën në shesh.

“Asnjëherë s’kam menduar që mas 43 viteve, që Kosova do të copëtohet dhe s’do të ketë Kosova Republikë, por varri i Isa Boletinit, baballarëve tanë me mbet ner Serbi. Ju pres edhe të vdekur edhe të gjallë, në katër cepat anës botës, ta kallëzojmë veten se ne jemi për një Kosovë sovrane dhe neutral.   Le ta dinë miqtë dhe armiqtë tanë. Ne i presim miqtë me të gjitha të mirat se nuk jemi tradhtarë por ata duhet ta dinë që ne jemi sovran në këtë vend, na jemi zot i kësaj toke. Apeloj edhe një herë une betohem që asnjë shqiptar sa do që është ideologji tjetër le ti lënë anash, ja sot ja kurrë. Kosova minimun duhet të ketë pavarësinë e plotë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ndërsa ka hedhur edhe akuza të rënda drejt Evropës, e sipas tij nëse bëhet “Zajdnica” atëherë nuk ka liri të plotë për shqiptarët dhe se Kosova do të kthehet në varrin e gjithë botës.

“Nuk ka rend të parë edhe të dytë, pse duhet të jenë serbët të rendit të parë e shqiptarët të mjerë. Sa herë që qohen në kryengritje e fitojnë pak liri, Evropa nga një ëmbëlsire i jep Evropës nga trupi jonë. Na kanë sakatu boll nuk kemi gjymtyrë të hajrit. Edhe zemra ka nisë me na lëshu. Le ta dinë Evropa por edhe njëkohësisht krejt bota, nëse ska liri për shqiptare do të jetë varr për krejt botën ky vend”, ka thënë ky protestues nga sheshi.

Pavarësisht motit të keq e reshjeve të mëdha të borës, kjo nuk i ka penguar qytetarët që me qadra të mblidhen dhe të mbushin sheshin kundër Asociacionit./Gazeta Infokus/

Të reshurat e borës nuk i ndalin protestuesit në shesh, brohorasin: “Poshtë Zajednica”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera