Lajme

Protestohet kundër Asociacionit: Zajednica nuk kalon

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 15 February 2023

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka organizuar një protestë kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan Gazeta Infokus.

Me pankarta në duar ku thuhet “Atdhe tjetër nuk kemi”, “Kosova e ka një parlament”  dhe me thirrjet “Zajednica nuk kalon”, protestuesit kanë vazhduar marshin e tyre në sheshet e Prishtinës.

Protesta është thirrur në vigjilje të 53 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.

-Advertisement-

“Asociacioni një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës sonë. Kështu sepse asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të thotë më shumë të drejta për komunitetin serb, por më shumë ndikim të Serbisë mbi territorin e Kosovës” thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera