Protestë kundër ndotjes, apo mbrojtje e importuesve të çimentos?
Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 14 May 2022
Një grup jo i madh i personave janë mbledhur në afërsi të Klinës në atë që ata e kanë quajtur protestë kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos në fshatin Dollc.
Duke u thirrur në mbrojtje ndaj ndotjes, pjesëtarë të grupit kanë mbajtur pankarta të ndryshme, mirëpo një ditë më herët mediat kosovare kanë raportuar se prapa këtij grupi qëndrojnë kryesisht grupe interesi të ndërlidhura me importin e çimentos në Kosovë nga vende të ndryshme të rajonit, përfshirë Serbinë.
Pas këtij tubimi, kanë reaguar investitorët.
Në një komunikatë dërguar mediave, Wallingford International Kosova tregon se është kompani e pajisur me të gjitha lejet përkatëse ndërtimore e mjedisore nga institucionet e Kosovës dhe se është e vendosur që të realizojë projektin për ndërtimin e Fabrikës së Çimentos, projekt ky që kap vlerën prej rreth 220 milionë eurosh.
Projekti në fjalë është duke u zhvilluar në bashkëpunim të plotë me kompaninë e njohur gjermane Thyssenkrupp, kompani kjo me përvojë mbi 150 vjeçare.
Ky projekt do të zëvendësojë importin e çimentos, do të punësojë në mënyrë direkte afër 500 persona, ndërsa në mënyrë indirekte do të mundësojë punësimin edhe të 1000 personave të tjerë.
Projekti do të zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit me Thyssenkrupp, bashkëpunim ky që do të sigurojë implementimin e teknologjisë më moderne dhe ambientale. Projekti është i modeluar në mënyrë të tillë që fabrika e çimentos me teknologjinë që do të përdoret do të respektojë 100 % të standardeve evropiane, do të ketë zero ndikim në ambientin përreth, pa emetim të gazrave, pluhurit dhe me amortizim të zhurmës.
Wallingford International Kosova në bashkëpunim me Thyssenkrupp po e zhvillon këtë projekt nga kryerja e analizave, hulumtimeve fillestare e deri tek ndërtimi dhe lëshimi në punë, duke aplikuar invocionet dhe teknologjinë e fundit bashkëkohore, proces ky që garanton fabrikën më moderne në Evropë.
Dëmi i vërtetë do të vinte vetëm nga mosrealizimi i këtij projekti, meqë kështu punësimet nuk ndodhin, mirëmbahen çmimet e tregtarëve që importojnë, varësia nga importi vazhdon, dhe në vend të zhvillimit të Klinës dhe Kosovës, zhvillohen vendet të cilat tash e 22 vjet eksportojnë çimento në Kosovë. Mos-realizimi i këtij projekti, në vend të prodhimit vendor me standarde më të fundit evropiane, garanton vazhdimin e importit e tregtisë që dëmton ekonominë e vendit tonë dhe kështu mirëmban spekulimin me çmime që po ndodhë tash e 22 vjet.
Wallingford International Kosova është dëshmitare e përkrahjes për projektin e fabrikës nga qytetarët e Klinës dhe autoritetet qeverisëse.
Ky projekt është mirëpritur, si një nga projektet kryesore që do të ndihmonte zhvillimin e Klinës dhe Kosovës dhe do të pengonte ikjen e madhe të të rinjve të këtij rajoni kosovar drejt shteteve të Perëndimit.
Të tjera
-
Hovenier: Po kërkojmë nga Kosova veç ta dërgojë në Kushtetuese draftin për Asociacionin – do ta respektojmë vendimin
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për çështjen e anë...
-
Kuvendi nesër me tjetër seancë me vetëm një pikë të rendit të ditës
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e radhës plenare duke filluar nga...
-
Tërmet në Turqi
Turqia është goditur sot nga një tërmet. Raportohet se fuqia e dridhjes is...
-
Tahiri i PDK-së: Vetëm ushqimi e dallonte darkën me Kurtin dhe punën që zakonisht e bëjmë në Kuvend
Dy orë do të zgjaste takimi mes dy kundërshtarëve politikë, Albin Kurtit e Me...
-
Osmani për rezolutën e Srebrenicës: Mohimi i gjeno*idit nuk do ta hapë kurrë rrugën drejt paqes
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj rezolutës së OKB-së që e ...
-
Katër të dyshuar mashtruan një person, ia morën 90 mijë euro
Policia ka bastisur dy lokacione, një në Prishtinë dhe një në Gjakovë, pasi d...
-
Vuçiqit iu kërkua ta heqë flamurin serb pasi u mbështoll me të, refuzoi: Askush s’ma merr atë
Gjatë dhe pas votimit të rezolutës për Srebrenicën, presidenti i Serbisë, Ale...
-
LDK: Votimi i rezolutës për gjeno*idin në Srebrenicë në OKB, është vulë për k*imet e Serbisë
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj miratimit të rezolutës për Sreb...
-
Vuçiqi bën filma pasi kaloi rezoluta mbi gjenocidin në Srebrenicë, mbështillet me flamurin serb
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot është munduar që të ofrojë argume...
-
Njihuni me 12 vjeçarin nga Suhareka, i cili kujdeset çdo ditë për dhitë e tij- “Kam shumë qef me i ndihmu familjes”
Në fshatin Duhël të Komunës së Suharekës, jeton 12 vjecari Bislim Graishta, i...
-
Kosova anëtarësohet në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore
Ministrja e Drejtësisë ka bërë të ditur se Kosova është pranuar pranuar në Kë...
-
Miratohet rezoluta, OKB njeh gjeno*idin serb në Srebrenicë
Me 84 vota pro ka kaluar Rezoluta për Srebrenicën në mbledhjen e Asamblesë së...