Lajme

Propozimi i Kurtit gjen mbështetje, raportimin e vazhdon nga ora 22.00

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 02 March 2023

Kryeministri Albin Kurti, raportoi sot mbi takimin e tij të fundit në Bruksel, specifikisht për propozimin evropian, marrëveshje e cila verbalisht u tha se u miratua mes Kosovës dhe Serbisë.

Seanca raportuese për dialogun erdhi papritur, pas kërkesës urgjente të opozitës që Kurti të tregoi transparencë mbi marrëveshjen në Bruksel.

Por, vet kryeministri i vendit Albin Kurti, ua kujtoi deputetëve në kuvend sot, se në ora 16.00 i duhet ta ndërpres raportimin e tij, për shkak të agjendës së planifikuar.

-Advertisement-

Deputetët me këtë fakt, fillimisht nuk janë pajtuar, teksa pasuan zhurma dhe reagime, megjithëse ideja e tij përfundimisht gjeti mbështejte. Seanca raportuese u tha se vazhdon sonte nga ora 22.00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera