Pronari i restorantit i ofron punë hajdutit që tentoi t’i vidhte biznesin

Autori: Gazeta inFokus
09:50 | 07 April 2021
Një pronar restoranti në Georgia ka vendosur të mos ngrejë akuza kundër një hajdut që tentoi të vidhte në pronën e tij dhe në vend të kësaj, ai i ofroi atij një punë.
Carl Wallace u zgjua nga sistemi i alarmit dhe pa në kamerat e sigurisë një burrë me tuta sportive dhe me një kapuç duke përdorur një tullë për të thyer dritaren e restorantit të tij. Burri më pas tentoi të hapte arkën ku vendoseshin paratë dhe pa që nuk kishte asnjë gjë aty.
“Kjo sjellje më bëri të kuptoj se ky djalë nuk po bën një punë të mirë, duhet të ketë rrugë të tjera për të nxjerrë para ky djalë”, u shpreh Wallace.
Ditën që hajduti u fut në biznesin e tij, Wallace festonte 45-vjetorin e tij dhe shpërndau një foto në rrjetet sociale. Ai postoi dhe numrin personal të telefonit dhe i kërkoi grabitësit që të vinte të bënte një kërkesë për punë.
“Asnjë polici, asnjë pyetje. Le të ulemi dhe të flasim se si mund t’ju ndihmojmë dhe të rregullojmë rrugën në të cilën po ecni “, shkroi ai.
Postimi në Facebook është shpërndarë mijëra herë dhe është parë në të gjithë botën. Pronarë të tjerë të bizneseve lokale ranë në kontakt me Wallace dhe ndanë video të marra nga kamerat e sigurisë që tregonin se i njëjti njeri kishte hyrë në pronat e tyre.
Më tej Wallace është shprehur se ky është një gjest i mirë nëse i jep dikujt dorën dhe e nxjerr nga një rrugë e gabuar. Ndoshta atij djali nuk i është dhënë kurrë ajo mundësi. Mbase ai nuk do që të jetë një hajdut.
“Ne të gjithë si njerëz duhet të kemi një nivel të faljes ndaj njëri-tjetrit dhe të përpiqemi të gjejmë një mënyrë më të mirë sepse të kemi kaq shumë urrejtje në këtë botë, ne nuk i kuptojmë problemet dhe sfidat e njëri-tjetrit në jetë”, ka përfunduar Wallace.

Të tjera
-
Lladrovci: Thaçi me 58 deputetë i krijoi institucionet, Kurti të ndryshojë Haxhiun për kandidate
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për ...
-
Eurobarometri: Shqiptarët, më optimistët në Ballkan
Anketa më e fundit e Eurobarometrit ka zbuluar ndryshime të dukshme në percep...
-
Çmimet e konsumit më të larta krahasuar me vitin e kaluar
Tre për qind janë më të larta çmimet e konsumit sivjet, krahasuar me periudhë...
-
Policia: Vde*kja e 26-vjeçarit në autostradë nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e të riut në austostradën “Arbë...
-
Kurti thotë se siguria nacionale në Kosovë është përmirësuar shumë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se siguria nacionale ...
-
Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim jep detaje: I riu ra nga një lartësi e urës dhe vdi*q në vend
Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës ka njoftuar për vdekjen tragjike të ...
-
Policia kufitare serbe ndalon për tri orë infermieren shqiptare që punon në Ferizaj
Policia serbe e ka ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, infermieren shqip...
-
Tërhiqet trupi i pajetë i të riut që vdiq në vetaksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të së dielës tek vendi i quajt...
-
Hykmete Bajrami: Albin Kurti dhe partia e tij janë përfshirë thellë në mafinë e energjetike
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin...
-
Spanja me rregulla të reja për turistët
Spanja, një ndër vendet më të vizituara në Europë, po vendos kufij të rinj pë...
-
Tërmet i fortë në Kolumbi
Një tërmet i fortë me mangnitudë 6.6 është regjistruar në Kolumbia. Sipas ...
-
Nesër fillon Java e Krenarisë në Prishtinë me moton “Asnjë Hap Mbrapa”
Java e Krenarisë në Prishtinë fillon nga nesër më 9 qershor dhe do të zgjasë ...