Lajme

Pronari i furrës dyshohet se sulmoi seksualisht punëtoren 19-vjeçare, e prek dhe tenton ta puth me zor

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 31 May 2022

Një rast i trishtë i ka ndodhur një 19-vjeçares në Fushë Kosovë derisa ishte duke punuar në një furrë të bukës.

Vajza është ballafaquar me pronarin e furrës, i cili e ka sulmuar seksualisht, duke e prekur e tentuar ta puth, madje i ka bërë edhe një ‘ofertë’.

Sinjali mëson se tashmë Prokuroria është vënë në dijeni për këtë rast dhe janë marrë veprime hetimore, ku i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është nxjerrë aktvendim për ndalim.

-Advertisement-

Por si ndodhi rasti?

Në bazë të informatave të para, rasti ka ndodhur në një furrë të bukës (emër i njohur për redaksinë), ku gjatë orarit të punës, pronari e ka sulmuar seksualisht punëtoren, ku e ka prekur në gjoks dhe ka tentuar ta puth me zor.Për t’u mos mjaftuar me kaq, pronari i ofroi edh enjë ofertë punëtores së tij, duke i thënë se mund t’i jap para nëse e lejon që ta puth e ta prekë.

Kjo e ka shqetësuar në masë të madhe vajzën, e cila e ka denoncuar menjëherë rastin ën Polici, ku ka përshkruar në detaje se si u përball me pronarin e vendit ku punonte.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë ne veprim dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është dërguar në mbajtje dhe ngarkohet me veprën penale “sulm seksual”.

Sulmoi seksualisht një grua, arrestohet burri nga Fushë Kosova

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera