Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim me migrantë

Autori: Gazeta inFokus
10:45 | 08 August 2022
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.B., B.S dhe Xh.K., shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të veprës penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, lidhur me veprën penale të kryer në vazhdimësi “Kontrabandim me migrantë”.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit siguruan lëndën e parë për prodhim të dokumenteve të falsifikuara dhe krijuan laborator për prodhimin e këtyre dokumenteve, duke bërë falsifikimin e letërnjoftimeve, patentëshoferëve, pasaportave, etj, në këmbim të shumave të ndryshme të parave në aktivitetin e tyre kriminal.
“Gjithashtu, të akuzuarit, në kohë të pacaktuar, deri më datën 23.04.2021, në Prishtinë, kanë vepruar si grup i organizuar kriminal dhe kanë kryer veprën penale “Kontrabandim me migrantë”, duke vepruar në role të ndara, si anëtar të grupit kriminal, me ç’rast kanë siguruar persona në Republikën e Kosovës, por edhe jashtë Republikës së Kosovës, që kishin për qëllim migrimin nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe me qëllim që vetës t’i mundësojnë përfitime të kundërligjshme, kontrabanduan shtetas të Republikës së Kosovës që kanë dashur të migrojnë në vendet e ndryshme, si në: Rumani, Itali, Francë, Mbretëri të Bashkuar, Zvicër, Kroaci, Slloveni, Spanjë etj”- njofton Prokuroria Speciale e Kosovës përcjell Klankosova.tv.
Specialja njofton po ashtu se njëri nga të dyshuarit ka kryer edhe vepren e “Shmangies së tatimit”.
“Përveç kësaj, i akuzuari Xh.K., në periudhën kohore 2017 deri në shkurt 2022, nuk ka bërë deklarimin e të hyrave nga shitja dhe blerja, ka zhvilluar aktivitet ekonomik të kundërligjshëm, duke vepruar në kundërshtim me neni 63 të Ligjit nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe procedurat (LLATP), duke krijuar të hyra, të cilat nuk i ka deklaruar si obligim tatimor, me ç ‘rast ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 28.517,51€ (pa i llogaritur ndëshkimet administrative), me ç’rast ka kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi”.

Të tjera
-
AKK: Ministria e Financave po bllokon vlerësimin e pronave, rrezikohet zhvillimi lokal
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ...
-
Musliu: Serbia po e përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka akuzuar Serbinë për përdorim të rrjetit ...
-
Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar...
-
Kujtime në Zingjirë: Një Zhgandërr për Gratë e Heshtura
ZHGANDËRR - Një video eksperimentale e cila përmes këngëve tradicionale dhe k...
-
Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake
Emilija Redžepi është rizgjedhur kryetare e Nova Demokratska Stranka (NDS) në...
-
Gjermani: Mijëra punëtorë nuk e përballojnë jetesën vetëm me pagë
Në Gjermani, gjithnjë e më shumë persona që punojnë me kohë të plotë po detyr...
-
Panik në fluturimin Palma-Manchester, 18 të lënduar pas alarmit të rremë për zjarr
Një fluturim nga Palma drejt Manchester-it u evakuua në mënyrë dr...
-
CNN: Versioni i ri i Trump për takimet në Zyrën Ovale i ka tronditur disa liderë të huaj
Vizitat e liderëve të huaj në Shtëpinë e Bardhë dikur ishin raste për diploma...
-
Vetura përplas për vdekje binjakët 23 vjeçarë në Frankfurt, po drejtonin një skuter
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë natës së të dielës në Frankfurt,...
-
Zjarri i madh në Corroticë të Preshevës, Sinani: Flakët janë përhapur me shpejtësi
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se një zjarr i madh ka përf...
-
Osmani: Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës për të mos u kthyer kurrë në robëri
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar Betejën e Loxhës sot në 27-vjetorin e saj...
-
Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE
Presidenca daneze e Këshillit të Bashkimit Evropian është zotuar se do të pun...