Lajme

Lutfi Haziri nuk do zgjedhje të reja: “Kosova nuk e ka atë komoditet”

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 06 July 2025

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se nuk voton për shpërbërje të Kuvendit të Kosovës për të shkuar në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme si pasojë e bllokadës së madhe ku Vetëvendosja nuk ka shumicë parlamentare dhe e mban në ngërç të vetëstiluar procedural.

“Unë nuk jap votë për shpërndarje. Kosova s’ka komoditet me shkuar në zgjedhje sa herë kërkesat dhe egot e liderëve politikë, në këtë rast të liderit të partisë së parë, janë për agjenda të fshehura politike. S’besoj që ka deputetë të arsyeshëm dhe mandat legjitim, përveç disave që kanë hyrë me vota të manipuluara dhe të vjedhura.

Të tjerët nuk pranojnë të hyjnë në aranzhmane të tilla. Kosova nuk është shumë e pasur që çdo tre muaj të harxhojë kah shtatë milionë euro në zgjedhje”, deklaroi Haziri për Kosova Press.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera