Prokuroria në Gjakovë ngre aktakuzë ndaj një të dyshuari për shitje të narko*tikëve
Autori: Gazeta inFokus
17:00 | 14 July 2026
Prokuroria Themelore në Gjakovë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet E.K., i cili dyshohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas aktakuzës, më 12 shtator 2025, rreth orës 20:15, në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, E.K. është kapur nga Policia e Kosovës teksa po lëvizte me një motoçikletë të tipit Honda. Gjatë kontrollit, në çantën e tij janë gjetur nëntë qese plastike me substancë narkotike me peshë prej 12.82 gramësh, si dhe 945 euro dhe 2,000 lekë, të cilat dyshohet se lidhen me aktivitetin e shitjes ose shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.
Pas ndalimit të tij, është realizuar kontrolli dhe bastisja në shtëpinë e të pandehurit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 9,990 euro dhe 10 franga zvicerane, disa qese najloni të mbushura me substancë në formë bari dhe pluhuri, katër peshore digjitale, disa qese të zbrazëta najloni, gërshërë, një thikë dhe një lugë e vogël, të cilat, sipas aktakuzës, kanë shërbyer për përgatitjen dhe më pas shitjen apo shpërndarjen e substancave narkotike.
Sipas raportit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF), është konstatuar se substancat e sekuestruara përmbanin 187.41 gramë marihuanë dhe 4.56 gramë kokainë.
Me këto veprime, Prokuroria e ngarkon E.K.-në me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Me rastin e ngritjes së aktakuzës, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale që i vihet në barrë.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të arrijë një si...
-
Konsulli i Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, takohet me kryetaren e Bashkisë së Torontos, diskutojnë për bashkëpunim dhe komunitetin shqiptaro-kosovar
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, ësht...
-
Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them, e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty…
Daut Haradinaj nga Aleanca, ka reaguar lidhur me vizitën e Jakup Krasniqit në...
-
Uji tejkalon standardet e lejuara, ndalohet përdorimi për pije në dy zona të Gjakovës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji në zonat e furn...
-
Jakup Krasniqi nesër përfundon vizitën në Kosovë, raportohet se në orën 15:00 niset për në Hagë
Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën ...
-
Policia e Shqipërisë jep detaje mbi alarmin për bo*mbë në avion
Policia e Shqipërisë ka reaguar pas raportimeve se në avionin Manchester – Ti...
-
Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bom*bë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin
Një situatë tensioni kanë përjetuar sot pasagjerët e një avioni të Ryanair, q...
-
Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në ushtrimin fushor “Golden ...
-
Sveçla njofton për aksionin në Mitrovicë, sekuestrohen kok*ainë, telefona dhe mbi 1 mijë euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...
-
Shiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Sami...
-
Ardian Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjes...
-
Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një po...
































