Lajme

Prokuroria konfirmon hetimet për fletëvotimin e fotokopjuar që u gjet gjatë numërimit të votave të Leposaviqit

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 18 June 2026

Ditën e djeshme, gjatë numërimit të votave me Kusht, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është gjetur një fletëvotim i dyshimtë nga komuna e Leposaviqit.

Sipas burimeve të Gazetës Express  bëhet e ditur se, fletëvotimi i dyshimtë, ka pasur votën  për Listën Serbe, dhe se i njëjti ka qenë fotokopje.

Gjetja e këtij fletëvotimi ngrit dyshime edhe për zhvillimin e fenomenit që njihet si ‘’treni bullgar’’.

-Advertisement-

Për këtë rast, janë deklaruar edhe nga Prokuroria e shtetit. Këta të fundit, për Dukagjinin, kanë konfirmuar se është iniciuar rastin “keqpërdorimi i të drejtës së votimit”, në bazë të nenit 213 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, nga Prokuroria është shtuar se është sekuestruar edhe një fletëvotim, për të cilin dyshohet se është i përfshirë në veprën penale të keqpërdorimit të së drejtës së votimit.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy