Fokus

Prokuroria konfirmon arrestimin e Naser Hafizit

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 10 October 2024

Prokuroria Speciale e ka konfirmuar arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore.

“Konfirmoj arrestimin e të njëjtit”, tha shkurt zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi për gazetën Express

Hafizi është arrestuar në aeroportin e Prishtinës.

-Advertisement-

Të martën, me urdhër të Prokurorisë Speciale u zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedsit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Gjatë këtij aksioni u arrestua zv/sekretari i Ministrisë, Izedin Bytyqi, derisa për Hafizin u tha se nuk është gjetur në banesë.

“I arrestuari me inicialet I.B. dyshohet se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kurse i dyshuari tjetër me inicialet N.H. dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.”, thuhej në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera