Lajme

Prokuroria kërkon paraburgim për 76-vjeçarin nga Prizreni që dyshohet për pedofili

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 29 April 2022

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit të moshuarit nga Prizreni, i cili dyshohet për pedofili, raporton Express.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se ai dyshohet për veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

“Prizren, 29 prill 2022- Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.K., i cili gjendet në ndalim 48 orësh nga data 28.04.2022. Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri F.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 231 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

“Piranjat” i ra në gjurmë 70-vjeçarit nga Prizreni, i cili e bëri shoqe në Facebook gazetaren e cila u paraqit si vajzë e mitur. Por, edhe përkundër që ai ishte në dijeni se po fliste me një të mitur, i moshuari i kishte dërguar foto dhe video të organit gjenital asaj.

Gazetarja e maskuar si një adoleshente kur mbërrin në Prizren prezantohet për herë të parë përballë mësimdhënësit, i cili pa e zgjatur e fton në shtëpinë e tij.

Por më pas gazetarja i tregon saktë se kush është dhe i njëjti largohet duke kërkuar që të fiket kamera televizive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera