Prokuroria kërkon dënimin e të akuzuarit se ushtroi dhunë në ditën kur i vdiq bashkëshortja, mbrojtja lirimin e tij
Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 11 January 2023
Në Gjykatën Themelore në Prizren, të mërkurën, ka përfunduar gjykimi ndaj të akuzuarit Ilir Haxhiaj, me ç’rast prokuroria ka kërkuar dënimin e të njëjtit, kurse mbrojtësit e tij, avokatët Shkelzen Sopjani dhe Shkodran Manaj, kërkuan lirimin e tij.
Haxhiaj po akuzohet se pas mosmarrëveshjeve të mëhershme me bashkëshorten e tij H.D, teksa kishte qenë duke vozitur, kishte ndalur makinën, kishte nxjerrë nga vetura me forcë tani të ndjerën dhe kishte filluar ta sulmojë fizikisht duke e grushtuar në të gjitha pjesët e trupit dhe pasi e ndjera ishte rrëzuar në asfalt të rrugës, ia ka kapur kokën dhe disa herë e ka goditur për asfalti, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Prokurori Metush Biraj, ka thënë se sipas udhëzimeve të Gjykatës Supreme, përmes administrimit të provës së ekspertit mjeko-ligjor, deklaratës dhe ekspertizës së ekspertit të komunikacionit, është vërtetuar teza e aktakuzës së i akuzuari ka kryer vepër penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Po ashtu, Biraj tha se qëndron pranë fjalës përfundimtare të dhënë në gjykimin e mëhershëm dhe ka propozuar të merren parasysh të gjitha rrethanat rënduese dhe lehtësuese, e sidomos ato rënduese dhe i akuzuari të shpallet fajtor e të gjykohet sipas ligjit.
Kurse, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Zahir Hamza e ka mbështetur fjalën përfundimtare të prokurorit Biraj dhe ka thënë se mbetet në tërësi pranë fjalës përfundimate të dhënë më herët pasi që është rasti në rigjykim.
Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Haxhiaj, avokati Shkelzen Sopjani në fjalën e tij përfundimtare ka thënë se shkaktar i vdekjes së tani të ndjerës H.D janë lëndimet që ka marrë e njëjta me rastin e daljes nga makina e cila ishte në lëvizje, e që këtë sipas tij e ka vërtetuar ekspertiza e ekspertëve mjeko-ligjor.
Tutje, Sopjani ka kërkuar se raportit të ekspertit të komunikacionit, Ejup Qehaja, gjykata të mos is falë besimin, pasi që konstatimi i vetëm i tij është se nuk ka mundësi të konstatojë se pasagjerja ka mundur të kërcejë nga vetura dhe se i njëjti nuk jep përgjigje dhe nuk dëshmon asgjë.
Sopjani ka cilësuar deklaratat e dëshmitarëve si të parëndësishme, pasi sipas tij të njëjtat nuk i ka trajtuar as Gjykata Supreme me rastin e shqyrtimit të kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë, e që dëshmitë e tyre janë konsideruar jorelevante.
Po ashtu, ai tha se i akuzuari Haxhiaj pas aksidentit është munduar t’ia ofrojë ndihmën e parë dhe tani të ndjerën H.D e ka dërguar në Qendrën e Mjekësis Familjare për t’i ofruar tretman mjekësor me qëllim që ta shpëtojë.
Në fund, Sopjani ka kërkuar që ndaj të mbrojturit të tij të merret aktgjykim lirues ngase sipas tij është vërtetuar qartë se i njëjti nuk ka kryer veprën për të cilën ngarkohet.
I akuzuari Haxhiaj ka mbështetur në tërësi fjalën përfundimtare të mbrojtësit të tij.
Shpallja e aktgjykimit për këtë rast do të bëhet më 16 janar 2023.
Ndryshe, Haxhiaj ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren në shkurt të vitit 2021 dhe ndaj tij ishte shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 vitesh.
Mirëpo, Gjykata Supreme sipas kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë të avokatit mbrojtës, rastin e ka kthyer në rigjykim.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 30 gusht 2019, Ilir Haxhiaj akuzohet se më 31 maj 2019, rreth orës 17:30 minuta, duke drejtuar veturën “Suzuki” Wagon R+ në rrugën “Gusia” në dalje të fshatit Samadraxhë, ku ishte me bashkëshorten e tij, të ndjerën H. D., e ulur mbrapa me të cilën për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme janë fjalosur, e pastaj i akuzuari Ilir Haxhiaj e ka ndalur makinën në anën e djathtë të rrugës dhe e ka nxjerrë nga vetura me forcë të ndjerën.
Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Haxhiaj pasi kanë dalë jashtë nga vetura, ka filluar ta sulmojë fizikisht bashkëshorten e tij, tani të ndjerën H. D., duke e grushtuar në të gjitha pjesët e trupit e cila pastaj është rrëzuar në asfalt të rrugës, ia ka kapur kokën dhe disa herë e ka goditur për asfalti ku i pëson thyerje të kockës zverkore, gjakderdhje masive në cipat e buta trunore dhe në vertikuj.
Si pasojë e dëmtimeve në kokë, fytyrë, gjoks, shpinë dhe duar, H. D., kishte vdekur në QKUK në Prishtinë.
Të tjera
-
Berisha, Escobarit: Ata që kërkojnë opozitë të emëruar, s’i shërbejnë demokracisë por “putinizmit”
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Ber...
-
Gërvalla në Washington takohet me senatorin demokrat, diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, në Wash...
-
Policia arreston dy persona, njëri nga ta gëlltit një qese të vogël me kokainë – konfiskohen lëndë narkotike dhe armë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në flagrancë, pasi të njëjtit janë ...
-
Breshër i madh edhe në Prishtinë, veturat detyrohen të ndalen tek ura në Fushë Kosovë (PAMJE)
Reshjet e mëdha të shiut si dhe breshër i madh kanë filluar të bjerë pasditen...
-
Grenell: Kosova po largohet nga Perëndimi, Kurti e Osmani u kritikuan edhe nga administrata e Biden
Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard ...
-
Cameron do të vizitojë Tiranën, vendoset posteri gjigant ku i urohet mirëseardhje
David Cameron i cili dikur ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, e tashmë ...
-
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës...
-
Bitcoin vazhdon rritjen, ja sa shkoi
Çmimi i Bitcoin aktualisht është vetëm 3% larg nga niveli i tij më i lartë i ...
-
Specialja heq 10 dëshmitarë nga lista e saj në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë njoftuar se Gjykata Speciale, nuk do ...
-
Avokati Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar – “Trupi gjykues ka qenë në dijeni”
Avokati Besnik Berisha, ka deklaruar se Enver Sekiraqa është në spital duke u...
-
Shi e breshër në Rahovec, komuna publikon numrat që duhet t’i kontaktojnë qytetarët
Komuna e Rahovecit është deklaruar pas rrebeshevee të mëdha të shiut që ishin...
-
Kurti për “The Times”: Dezinformata të paprecedenta nga Serbia kundër aleatëve të Ukrainës
Kryeministri Albin Kurti po paralajmëron se Kremlini po e përdor Serbinë për ...