Prokuroria jep detaje për rastin e dhunimit të gruas nga pronari i shtëpisë që shkoi ta merrte me qera
Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 19 April 2023
Të martën një grua u dhunua në Prishtinë nga pronari i shtëpisë që shkoi ta merrte me qera, shkruan Gazeta Infokus.
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për Gazetën Infokus e kanë konfirmuar se kanë lëshuar aktvendim mbi ndalim për të dyshuarin dhe se brenda afatit ligjor do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit.
“Lidhur me këtë rast ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalim për të dyshuarin, për shkak të veprës penale “Dhunimi, sipas KPRK-së dhe brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit, pranë Gjykatës kompetente”, ka deklaruar për Infokus, zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.
Derisa nuk janë dhënë më shumë detaje, Ulaj ka thënë se institucionet relevante janë duke hetuar rastin.
“Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe institucionet relevante janë duke ndërmarrë veprime hetimore për ta sqaruar në plotëni këtë rast”, ka thënë zëdhënësja.
Ndërsa sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës sulmi seksual ka ndodhur derisa viktima ishte duke shkuar për të parë shtëpinë që do ta merrte me qera.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar (të cilën do ta merte me qera) është sulmuar seksualisht pa dëshirën e saj. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
E rëndë: Prishtinasja dhunohet nga pronari i shtëpisë që shkoi ta shikonte për ta marrë me qera
Gjatë ditës në raportin e policisë ka qenë edhe një rast tjetër dhunimi në Gjilan, ku një grua ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga shoferi i taksisë./Gazeta Infokus/
Gjilan: Gruaja mori taksinë për t’u kthyer në shtëpi, dhunohet nga shoferi
Të tjera
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...