Lajme

E rëndë: Prishtinasja dhunohet nga pronari i shtëpisë që shkoi ta shikonte për ta marrë me qera

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 19 April 2023

Një grua ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht pa dëshirën e saj, nga një burrë në shtëpinë të cilën shkoi ta shikonte me qëllimin për ta marrë me qera.

Sipas policisë viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:00, ndërsa nga prokuroria rasti është cilësuar si dhunim, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar (të cilën do ta merte me qera)  është sulmuar seksualisht pa dëshirën e saj. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera