Lajme

Gjilan: Gruaja mori taksinë për t’u kthyer në shtëpi, dhunohet nga shoferi

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 19 April 2023

Një grua nga Gjilani ka raportuar në polici se sa ishte duke u kthyer në shtëpi kishte hipur në një TAXI, e ku shoferi e kishte dhunuar, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas viktimës, ai e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe e ka ngacmuar seksualisht.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një TAX-i me drejtues i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe ngacmuar seksualisht”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera