Lajme

Projektligji për Trustin sot në rend dite në Kuvendin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 07:27 | 19 January 2023

Sot Kuvendi i Kosovës, do të mbajë seancë plenare. Në rend dite janë disa pika, ku do të bëhet edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.

Seanca do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021 dhe shqyrtimi i Raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Ndryshe Projektligji për Trustin ka kohë që është temë debati në Kosovë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera