Projektet multimilionëshe të Gjilanit, dakordohen Haziri e Kadriu
Autori: Gazeta inFokus
15:56 | 28 January 2019
Për projektet e vitit 2019 të cilat kanë vlerë multimilionëshe janë takuar kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri e zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu.
Kryetari Haziri ka thënë se prioritet edhe këtë vit do të jenë investimet në infrastrukturën publike duke përfshirë fshatrat dhe qytetin në proporsion të barabartë.
“Sot kemi marrë edhe njëherë konfirmimin për vazhdimin e investimeve dhe njëkohësisht revidimin e disa projekteve rrugore të cilat janë në proces nga viti 2018 dhe vazhdimin e investimeve me një dinamikë të shtuar për projektete e vitit 2019. Këtu hyjnë puna në projektin më të madh të Autostradës, pastaj ndërtimin e rrugës qarkore – unazën e jashtme, ndërtimin e hyrje-daljeve në drejtim të Prishtinës, përfundimin e rrugës së Kumanovës, vazhdimin e rrugës me katër korsi në drejtim të Përlepnicës, rrugët në fshatrat Livoç, Malishevë e Epërme, pastaj rruga Dobërçan Pogragjë etj”, ka bërë të ditur kryetari Haziri, sipas njoftimit për media.
Ai gjithashtu ka thënë se investimet do të jenë në bazë të prioriteteve dhe nevojave emergjente për të krijuar kushte më të mira për qarkullim të automjeteve dhe qytetarëve në përgjithësi.
Kurse zëvendësministri Rexhep Kadriu ka potencuar se takimi i sotëm është në kuadër të koordinimit për përfundimin e një numri të madh projektesh që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Gjilanit me rrethinë.
“Gjilani është fuqishëm në agjendën e qeverisë Haradinaj, sikurse çdo Kumunë tjetër e Kosovës. Jemi të bindur se fundi i vitit 2019 do ta gjejë Gjilanin një qendër pa ngarkesë të tepërt me makina dhe me rrugë modern. Do të investohet edhe me rrugë lidhëse në të gjitha fshatrat e kësaj komune”, ka thënë ai mes tjerash.

T� tjera
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...
-
Haxhiu pret Hargreaves, flasin për ‘‘prioritetet legjislative’’ të Kuvendit dhe projektligjet që ndërlidhen me Planin e Rritjes
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në ...
-
Një minutë heshtje në nderim të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së ...
-
Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zy...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën me ç’rast ka propozuar ...
-
Kurti për mungesën e uniformave në Polici: Buxheti është rritur, kurrë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror
Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me raportim...






























