Produktet natyrale që rinojnë zemrën
Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 05 December 2023
Presioni i lartë i gjakut, obeziteti, kequshqyerja, pirja e duhanit dhe diabeti e kthejnë zemrën në një bombë me sahat.
Për shqiptarët thuhet se e kanë zemrën e madhe. Aq të madhe sa edhe sipas kodit zakonor, shtëpia e shqiptarit konsiderohet të jetë e Zotit dhe e mikut.
Dhe me kaq i kemi thënë të gjitha, por ajo që nuk iu kemi thënë është se shqiptarët nuk e kanë zemrën shumë të re.
Presioni i lartë i gjakut, obeziteti, kequshqyerja, pirja e duhanit dhe diabeti e rrisin moshën e zemrës duke e kthyer gati gati në një bombë me sahat.
Por ka shpresë për ta kthyer mbrapsht orën e zemrës suaj ose për të frenuar ritmin e plakjes e muskulit më të rëndësishëm të trupit.
Madje ka dhe studime të fundit që tregojnë se 50% e goditjeve nga ataku kardiak mund të parandalohen me disa ndryshime të vogla në mënyrën e të ushqyerit.
Kështu që merreni shëndetin e zemrës suaj në dorë.
AgroWeb.org duke u referuar tek këto studime, ka identifikuar disa nga ushqimet absolutisht më të mira.
Çokollata e zezë
Ky është një super lajm për të apasionuarit e çokollatës. Njerëzit që konsumojnë kakao, apo konsumojnë çokollatë të zezë janë në formë më të mirë kardiovaskulare se ato që nuk e konsumojnë.
Një studim 9 vjeçar ka treguar se gratë që konsumonin çokollatë të zezë të cilësisë së lartë, të paktën dy herë në javë, rrezikonin 32% më pak për të pasur problem me zemrën se ato që i thonin jo kakaos.
Një tjetër studim tregonte gjithashtu se meshkujt që hanin më shumë çokollatë në javë, kishin 17% më pak rrezik për të patur një atak kardiak.
Studiuesit i’a atribuojnë të mirat shëndetësore të kakaos, polifenoleve dhe flavanoleve, përbërës anti-inflamatorë që ndihmojnë për të mbrojtur zemrën.
Bishtajoret
Bishtajorët janë ushqim i shkëlqyer pasi është një burim magnezi, folati dhe kalium.
Këto përbërës mund të ndihmojnë për të ulur presionin e gjakut dhe ndihmojnë në shëndetin e zemrës.
Bishtajoret dhe fasulet në veçanti janë gjithashtu një burim i shkëlqyer.
Studiuesit kanë kanë zbuluar se rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare ishte shumë herë më i vogël për çdo 7 gramë fibra të konsumuara.
Domatja
Kush i ka domatet pikë të dobët duhet të gëzohet.
Ato janë të pasura me likopen, një antioksidant që ndryshe nga ushqimet e tjera rritet akoma më shumë pasi gatuhet.
Studime kanë treguar një lidhje mes konsumit të domateve dhe rrezikut të ulët ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, dëmtimit të lëkurës dhe disa tipe tumoresh.
Arrat
Arrat në formë zemre janë plot me antioksidantë dhe omega-3 që mund të ulin në mënyrë të dukshme rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Konsumi i një grushti të vogël me arra katër ose pesë herë në javë, mund të ulë rrezikun me gati 40%.
Farat e linit
Vetëm një lugë me fara lini dhe merrni 55 kalori dhe tre gram fibra.
Farat e linit janë një bimë e pasur me omega-3. Ato ndihmojnë në uljen e inflamacioneve, në luhatjen e humorit dhe në parandalimin e sëmundjes së zemrës dhe diabetit.
Një ushqim i pasur me këto yndyrna të shëndetshme që gjenden tek farat e linit, rrisin nivelin e kolesterolit të mirë HDL.
Hudhra
Hudhrat e thara kanë më shumë antioksidantë të shëndetshëm për zemrën se ato të njoma.
Shumë kompani tani kanë nisur të prodhojnë pilula me ekstraktin e hudhrës. Nga studimet ka rezultuar se ajo ndihmon në parandalimin e bllokimit të arterieve.
Kosi i bardhë
Ata që konsumojnë 2% të të gjithë kalorive të tyre nga kosi kanë 31% më pak rrezik ndaj hipertensionit.
Kjo për shkak dy përbërësve kryesorë, që është vitamina D dhe kalciumi. Por kosi ka dhe kalium, që është e provuar që ul presionin e gjakut.
Patate të ëmbla
Mbreti i karbohidrateve të ngadalta. Patatet e ëmbla janë të mbushura me fibra dhe ushqyes që mund t’ju ndihmojnë që të digjni dhjamin.
Përbërësit magjikë këtu janë karotenoidi, antioksidanti që stabilizon nivelet e sheqerit në gjak. Ato ulin rezistencën e insulinës, që parandalon që kaloritë të konvertohen në dhjamë.
Ulin rrezikun e diabetit, që është dhe një nga rreziqet më të mëdha për zemrën.
Kikirikë të zier
Kikirikët zihen me gjithë lëkurën e hollë të kuqe, të cilën ne e heqim para se t’i konsumojmë.
Kikirikët e zier kanë më pak kalori dhe më pak yndyrna se ata normalë apo të pjekur.
Përgjithësisht arrorët, ku përfshihen dhe kikirikët janë një burim shumë i pasur me fibra.
Të tjera
-
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
Nëntori sjellë Magjinë në ETC Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmim...
-
Dogana e Kosovës i largon pesë punëtorë nga puna
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe se ka de...
-
Hamza mbledh qytetarët në Fushë Kosovë: Ne mund ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë e më të sigurt
Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me...
-
“Nuk ndjehem i sigurt” – Kajtazi kërkon që Prokuroria Speciale të merret me rastin e tij
Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar edhe njëherë tjetër pasi një pajisjes përgj...
-
Raporti i Progresit për Serbinë, Kamberi: Thirrje për barazi dhe drejtësi për shqiptarët e Luginës
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë s...
-
Sinani: Raporti i BE-së për Serbinë, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të diskriminuar
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se në Raportin e Komisionit Ev...
-
Maqedoncit i konfirmohet mundësia për dërgimin e kadetëve në Katar
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është pritur me ceremoni të lartë ushta...
-
Kurti në konferencën “Business Agility Day”, fton kompanitë e huaja të investojnë në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Zvicër, po merr pjesë ...
-
MSh-ja organizon sonte mbrëmjen rozë
Me rastin e përfundimit të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, M...
-
Orav: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se Kosova ...
-
Krasniqi: 500 bursa do të ndahen për nxënësit nga komunitetet egjiptian, ashkali dhe rom
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, k...
-
Ministrja Gërvalla takohet me kryeministrin kanadez, Trudeau
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka udhëtuar drejt Ka...