Lajme

Maqedoncit i konfirmohet mundësia për dërgimin e kadetëve në Katar

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 31 October 2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është pritur me ceremoni të lartë ushtarake nga Gjeneralbrigade Ali Mohammed Al Fadala, në Akademinë Ushtarake Ahmet Bin Mohammed.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se iu konfimuar mundësia për të dërguar kadetë për të ndjekur programin edukativ ushtarak në këtë akademi.

“Gjatë vizitës dhe takimeve që kisha na u konfirmua mundësia për të dërguar kadetë të cilët do të ndjekin programin edukativ ushtarak në këtë akademi dhe Shteti i Katarit mbulon të gjitha shpenzimet. Në Akademinë Ushtarake Ahmet Bin Mohammed ndjekin programin mbi një 1000 kadetë nga Katari dhe vendet e rajonit”, ka shkruar Maqedonci.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera