Lajme

Krasniqi: 500 bursa do të ndahen për nxënësit nga komunitetet egjiptian, ashkali dhe rom

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 31 October 2024

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se 500 bursa do të ndahen për nxënësit e shkollave të mesme dhe të larta për vitin shkollor 2024/2025, nga komunietet egjiptian, ashkali dhe rom.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se shuma e bursës do të jetë 300 euro për një vit mësimor, ndërsa konkursi do të jetë i hapur deri më 11.11.2024.

“Edhe këtë vit shkollor, me qëllim të mbështetjes financiare për nxënësit e komuniteteve egjiptian, ashkali dhe rom është hapur thirrja për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta për vitin shkollor 2024/2025”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

-Advertisement-

Po ashtu, Krasniqi ka thënë se bursat do të ndahen për nxënësit e regjistruar të klasës së 10-të, 11-të, dhe 12-të të arsimit të lartë, gjimnaze dhe shkolla profesionale në Kosovë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera