Lajme

Procesi i dialogut, Lajçak dhe Vuçiq diskutojnë për targat

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 30 June 2022

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçák, është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se në takim është diskutuar për dialogun mes dy vendeve dhe për hapat e mëtejshëm.

Po ashtu, Lajçak, ka njoftuar se në takim është diskutuar edhe për targat, duke theksuar nevojën për gjetjen e zgjidhjeve përmes negociatave.

-Advertisement-

“Mbrëmë pata një bisedë të gjatë me Vuçiqin për gjendjen e dialogut dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm, si dhe situatën me targat. Theksova rëndësinë e gjetjes së zgjidhjeve përmes negociatave”, ka thënë Lajçak.

Paraprakisht, Lajçak në një adresim për media, tha se vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës, ka ndryshuar temat dhe planet e vizitës së tij.

Lajçak ka bërë thirrje që të mos tensionohet situata dhe të punohet drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Unë erdha në rajon për t’u përgatitur për takimin e radhës të liderëve dhe për të folur për përparimin dhe normalizimin e marrëdhënieve, tani duhet ta zgjidhim këtë situatë. Nuk duhet të lejojmë që të ndodhë ndonjë krizë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera