Lajme

Pro apo Kundër ky është vendimi i deputetëve për tërheqjen e Trustit

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 19 January 2023

Me vota pro, kundër dhe abstenime, nuk ka kaluar në Kuvend projektligji për tërheqjen e 30% të Trustit.

Edhe kësaj here dështon të miratohet në Kuvend kjo nismë e opozitës.

Sot Kuvendi ka zhvilluar edhe diskutime për Trustin para hedhjes në votim, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Me vota 44 për, 55 kundër dhe as një abstenim Kuvendi i Kosovës, me 19 janar nuk e miratoi  projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti-i.

Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, konkretisht është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Në fund të muajit prill të vitit 2022, projektligji që ju mundëson qytetarëve tërheqjen e deri në 30 për qind të mjeteve nga TRUST-i u ishte shpërndarë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera