Lajme

Privoi nga liria një 28 vjeçar, arrestohet i dyshuari në Mamushë

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 08 December 2022

Një person është arrestuar në Mamushë, pasi ai dyshohet se më 15 tetor ka kryer veprën penale “Privim i kundërligjshëm, detyrim” ndaj një 28-vjeçari.

I dyshuari është arrestuar dje në shtëpinë e tij në Mamushë.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Privim i kundërligjshëm i lirisë, Detyrim.

Novobërdë, 8 dhjetor 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, pas një pune operative nga Njësiti i Hetimeve Rajonale, Gjilan në lidhje me rastin i cili ka ndodhur më datë: 15.10.2021 në qytetin e Novobërdës “Privim i kundërligjshëm i lirisë, detyrim” nga i dyshuari K.M.(1985) (M/T/K) ndaj viktimës B.K.(1994) (M/SH/K).

I dyshuari ka qenë në arrati deri më datë: 07.12.2022 kur është arrestuar në shtëpinë e tij në Mamushë nga Njësia e Hetimeve Rajonale. I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me urdhrin e Prokurorisë për krime të rënda, ndalohet për 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera