Lajme

KOSTT publikon raportin e auditorit, me rezultate pozitive

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 04 July 2024

KOSTT ka publikuar Raportin e Auditorit të Pavarur për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2023. Auditori i pavarur ligjor ka dhënë opinion të pa modifikuar, pra raport pozitiv duke konkluduar që“Sipas opinionit tonë, pasqyrat financiare paraqesin në mënyrë të drejtë, në të gjitha aspektet materiale, pozicionin financiar të Kompanisë më 31 dhjetor 2023, si dhe performancën e saj financiare dhe rrjedhën e parasë për vitin e përfunduar në këtë datë, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF).

Njëkohësisht në pajtim me obligimet raportuese që rrjedhin nga dispozitat rregullative, KOSTT ka kryer edhe auditimin e Pasqyrave Vjetore Financiare për qëllime të veçanta për vitin e përfunduar me 31.12.2023, që i adresohen Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ku gjithashtu është dhënë opinion i pa modifikuar nga auditori i pavarur.

Që nga viti 2006 deri 2023, KOSTT vazhdimisht ka marrë opinion të pa modifikuar për pasqyrat financiare nga auditori i pavarur ligjor.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera