Pritet suspendimi i 6 policëve për përdorim të forcës së tepruar ndaj dy të rinjve
Autori: Gazeta inFokus
19:40 | 11 October 2026
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar shkelje të rënda të autorizimeve policore dhe përdorim të forcës së tepruar fizike ndaj dy të rinjve në Saraj të Shkupit, një incident që ndodhi më 7 tetor 2026.
Bazuar në xhirimet e siguruara me video dhe dëshmitë e dëshmitarëve pamorë, MPB-ja tha se tashmë ka iniciuar procedurë për suspendim dhe largim nga vendi i punës për 6 zyrtarë policorë, ndërsa rasti paralelisht po merr edhe epilog penal-juridik përmes prokurorive kompetente.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë MPB-së po ndërmerr masa dhe veprime për ngjarjen e ndodhur më 07.10.2026 për përdorim të tepruar të forcës fizike dhe shkaktim të lëndimeve trupore ndaj personave nga ana e zyrtarëve policorë”.
“Nga kontrollet e kryera, xhirimet e siguruara nga ngjarja dhe deklaratat e marra nga personat dëshmitarë të ngjarjes, janë konfirmuar një varg parregullsish gjatë veprimit të zyrtarëve policorë, për çka nga ana e Departamentit të Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë MPB-së ndaj gjashtë zyrtarëve policorë do të iniciohet procedurë për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë dhe do të shqiptohen masa për largim nga vendi i punës – suspendim”, citojnë mediat në RMV të jetë thënë në komunikatën e MPB-së.
Lidhur me denoncimet për ngjarjet penale-juridike të dorëzuara në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale dhe Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup, MPB-ja maqedonase tha se nga ana e prokurorive kompetente po lëshohen urdhëresa për ekspertizë sipas të cilave po veprohet.
Ndërkaq, pas dokumentimit të të gjithë materialit dëshmues, do të dorëzohen parashtresat përkatëse.

T� tjera
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...
-
B.M., ndalohet për “mashtrim”, dyshohet se ka vënë në lajthitje të dëmtuarit shtetas të Norvegjisë
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se në...
-
Miftaraj: Kosova po blen mbi 2 milionë euro rrymë në ditë, qindra miliona shkojnë në duart e oligarkëve
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj,...
-
Mungesa e uniformave – pas raportimit të Infokus, IPK rekomandon suspendimin e drejtorit të Prokurimit të Policisë
Pas raportimeve të Gazetës Infokus për mungesën e uniformave për kadetët e ri...
-
Hetimet për dhjetëra kontrata, IPK kërkon suspendimin e drejtorit të prokurimit të Policisë së Kosovës
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot drejtorit të Përgjithshëm...
-
Pakënaqësi për papastërtinë, prindërit kërkojnë që nesër të bojkotohet mësimi në shkollën “Ismail Qemali”
Këshilli i Prindërve të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë ka kërkuar që t...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, thirret protestë mbarëkombëtare për të shtunën në Prishtinë
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur protestë mbarëkombëtare n...
-
Miratohet në lexim të parë Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Inspektorati...
-
Pesë të dyshuar për grup kriminal dhe narkotikë dërgohen prapa grilave për 30 ditë
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar nga 30 ditë ...
-
Çitaku takon ambasadorin britanik, diskutojnë edhe për procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çi...
-
Banka “Raiffeisen” konfirmon për Infokus rastin me Përparim Ramën: Kemi marrë veprime, kemi njoftuar edhe autoritetet
Banka “Raiffeisen”, në një përgjigje për Gazetën Infokus, është deklaruar lid...


































