Lajme

Pritet rritje e çmimit të derivateve në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 01 June 2022

Në Kosovë pritet të ketë rritje të çmimit të derivateve, pasi ka lëvizje të mëdha të çmimit edhe në Berz.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

Berjani bëri të ditur se do të ketë rritje “të lehtë të çmimit”. Siç thotë ai, lëvizjet në Berz po reflektojnë edhe tek ne.

-Advertisement-

“Ka lëvizje në Berz, brenda ditës 4 deri në 5 herë ka levizje, herë rritet apo zbritet. Berza e mbyll çmimin në ora 24 bëhet prerja”, u shpreh ai.

Sot çmimet e derivateve kanë qenë: Dizelli 1.65 cent kurse Benzina 1.66 cent.

Sipas Berjanit, në Shqipëri sot çmimet kanë qenë një litër Dizell mbi 2 euro.

Në anën tjetër, ekonomisti i njohur, Safet Gërxhaliu për Indeksonline ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të heq akcizën për derivate që të ulet çmimi i naftës e benzinës.

Siç thotë ai, tani në këtë kohë të vështirë ekonomike duhet të ndihmohet qytetari dhe bizneset.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera