Lajme

Prishtinasi rrah vajzën e bën për spital gruan, lirohet në procedurë të rregullt

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 01 September 2022

Policia e Kosovë ka arrestuar një burrë të martën pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortës dhe bijës së tij, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, gruaja ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe bijës së tij viktimave femra kosovare. Bashkëshortja ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të mbahet deri në këndellje dhe më pas të lirohet në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera