Lajme

Prishtinasi raporton në polici se ka tri vite që ngacmohet nga një burrë

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 22 September 2022

Një burrë nga Prishtina ka njoftuar  policinë se një person tashmë që tri vite është duke e ngacmuar seksualisht, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, i dyshuari është duke linçuar foto me të cilat nxit urrejtje kundër tij.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se për tri vite është duke u shqetësuar–ngacmuar nga i dyshuari mashkull  kosovar, i cili sipas tij është duke i linçuar foto me të cilat nxit urrejtje kundër tij”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti në polici është duke u iniciuar si “Ngacmim Seksual”, dhe është duke u hetuar./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera