Lajme

Prishtina pritet të bëhet me polici të veten brenda vitit

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 29 March 2024

Drejtoria e Policisë për kryeqytet pritet të bëhet brenda këtij viti.

Kjo drejtori është bashkëpunim mes Policisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica tha se përgatitjet janë në fazën finale. Njohës të fushës së sigurisë si dhe qytetarët thanë se e mirëpresin këtë drejtori për kryeqytet, e cila do të rriste sigurinë e tyre.

-Advertisement-

“Për ne jashtëzakonisht është me rëndësi të formohet policia, jo vetëm për kryeqytetin por edhe për banorët si dhe të rritet siguria publike, marrë parasysh edhe rastet e fundit…sipas asaj çka ne e dijmë, shumë shpejtë brenda këtij viti do të bëhet policia e kryeqytetit, por prapë kjo do të jetë përgjegjësi dhe detyrë e policisë me përkrahjen dhe ndihmën e kryeqytetit”, tha Fushtica.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera