Prishtina mund ta festojë titullin këtë fundjavë
Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 14 May 2021
Bardhekaltrit mund të shpallen kampionë me një barazim në Gjilan ose nëse s’fiton Drita ndaj Drenicës në xhiron e 35-të të Superligës së futbollit.
FC Prishtina mund të shpallet kampione e Kosovës këtë fundjavë.
Pritjes së gjatë të Bardhekaltërve mund t’i vijë fundi të dielën, pas ndeshjeve të xhiros së 35-të të Superligës.
Në fakt, kryeqytetasit i kanë pesë pikë më shumë se përcjellësja kryesore, Drita, dy xhiro pa përfunduar sezoni.
Andaj, prishtinasve do t’ju mjaftonte një rezultat pozitiv me Gjilanin në udhëtim për t’u shpallur kampionë, shkruan Gazeta Express.
Ekipit të Zekirija Ramadanit i konvenon edhe një barazim me “Skifterat” për të festuar në Gjilan.
Gjithashtu, prishtinasit mund të festojnë edhe nëse humbin në Gjilan, por me kusht që Drita të mos fitojë në Drenicë.
Pra, Prishtina i ka në lojë disa opsione dhe mundësi për t’u shpallur kampion qysh këtë fundjavë.
Nga ana e tyre, “Intelektualët” kanë nevojë për fitore për ta ruajtur pozitën e dytë, e cila çon në Europa League.
Në anën tjetër, tri pikët i duhen edhe Drenicës, e cila po lufton për t’ju shmangur rënies nga liga.
Ndërkohë, Ballkani do ta kërkojë fitoren në shtëpi ndaj Trepçës ’89 dhe të shpresojë në një gabim të Dritës.
Therandasit i kanë dy pikë më pak se kampionia aktuale e Kosovës dhe ende ka shpresa për Evropë.
Edhe ekipi Portokalli duhet të djersitet mirë këtë fundjavë pasi ballafaqohet me një skuadër të rrezikuar për të rënë nga liga.
Arbëria e ka trenin e fundit për të shpëtuar në duelin që do ta ketë ndaj fituesit të freskët të Kupës së Kosovës, Llapi.
E fitorja më shumë se kurrë më parë i duhet edhe Feronikelit, i cili e pret Besën e dorëzuar. /Gazeta Express/
Të tjera
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...