Prishtina demanton Moskën: Nuk ka luftëtarë kosovarë në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus
13:19 | 20 February 2022
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet e agjencisë së lajmeve ruse TASS dhe të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se kinse në Ukrainë ka edhe luftëtarë nga Kosova.
“Ka informacione se mercenarë janë duke u rekrutuar në Kosovë, Shqipëri dhe Bosnje dhe Hercegovinë për të nxjerrë jashtë ekuilibrit Rusinë dhe për t’i dërguar ato në vende përfshirë edhe Donbass”, ishte shprehur Lavrov.
MPJD ka bërë të ditur se Kosova e ka të ndaluar me ligj pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në luftëra jashtë vendit, përcjell Klankosova.tv.
“Bëjmë me dije ministrit rus Lavrov dhe agjencisë e lajmeve ruse TASS, se Republika e Kosovës e ka të ndaluar me ligj pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në luftëra jashtë vendit dhe ky ligj parasheh dënime të rrepta për secilin qytetar të saj që mund të jetë pjesë e veprimeve të tilla”, thuhet në reagimin e MPJD-së.
Kjo ministri vlerëson se deklaratat e agjencisë së lajmeve TASS dhe ministrit Lavrov janë pjesë e një fushate të egër të propagandës ruse që sipas tyre kanë për qëllim tërheqjen e vëmendjes së gjithë botës demokratike
“Kjo fushatë e egër ruse kundër Kosovës dhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, ndër të tjera, ka për qëllim edhe tensionimin e situatës në Kosovë dhe më gjerë në rajon përmes satelitit rus në Ballkan, Serbisë.MPJD shpreh solidaritetin e plotë të popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës për të drejtën për jetë të lirë e sovrane në shtetin e tyre. Republika e Kosovës bën thirrje për ulje të tensionit dhe shmangie të konfliktit, i cili mund të marrë përmasa të paparashikueshme”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Ndryshe, në njoftimin e kësaj ministrie, thuhet se Kosova i bashkohet botës demokratike në dënimin e politikës hegjemoniste dhe ekspansioniste ruse në dëm të shtetit sovran e të pavarur të Ukrainës.

Të tjera
-
Thirrje nga xhamitë për t’u bashkuar në marshin “Liria ka emër”
Në hytben e xhumasë nëpër xhamitë e vendit u bë thirrje për pjesëmarrje në ma...
-
Heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë
ë Mal të Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore fillon, në prag të rundit të...
-
Të hënën nis gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, marsh do të ketë edhe në Hagë
Nga kjo e hënë do të gjykohet personi që e ka lexuar Deklaratën e Pavarësisë ...
-
Qeveria mban mbledhje, miraton Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme
Qeveria e Kosovës këtë të premte në mënyrë elektronike ka mbajtur mbledhjen e...
-
Shkupi dhe Beogradi firmosin një sërë marrëveshjesh
Lehtësimi dhe përshpejtimi i qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve në vendk...
-
Hykmete Bajrami për Qeverinë Kurti: Dy vjet qeverisje, dy vjet arsyetim, dy vjet dështim
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, me anë të një videoporosie të publikuar ...
-
Franca dhe Gjermania kërkojnë një propozim të shpejtë për Asociacionin
Franca e Gjermania i kanë bërë thirrje Kosovës e Serbisë, që të zbatojnë marr...
-
Molliqaj: UÇK është guxim, jo kalkulim, mbrojtja e saj duhet të jetë mbi politikën ditore
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, kritikoi ashpë kryeministrin e Kosovës Albin ...
-
Qytetarët frikësohen se pas rritjes së çmimit të rrymës do të rriten edhe çmimet e artikujve
Një ditë pasi Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë vendosi shtrenjtimin...
-
Dy trena në Zvicër dalin nga shinat, raportohet për të lënduar
Një ngjarje terrori ndodhi sot në Zvicër kur dy trena dolën nga shinat, duke ...
-
Caktohet seanca, të martën Trump para gjyqit
Gjykata e New Yorkut ka bërë të ditur se të martën, ish-presidenti amerikan, ...
-
Djegia e veturave në veri, reagon edhe Von Cramon
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar...