“Prishtina 2018”, dëshmi e rrugëtimit të Kosovës në familjen evropiane
Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 16 April 2018
Panairi “Prishtina 2018”, i cili do të mbledh kompani nga vende të ndryshme, po shihet si një hap i thellimit të partneritetit ndër-rajonal dhe përmirësimit të imazhit të Kosovës përgjithësisht.
Kështu u tha në konferencën e Odës Ekonomike të Kosovës ku njëherit u bë e ditur se ky panair do të zgjasë prej 18 deri më 21 prill.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se ky panair që do të organizohet për të 19-tën herë me radhë, është dëshmi e rrugëtimit të Kosovës drejt familjes evropiane. Derisa shtoi se panairi ka një rëndësi të veçantë edhe për rajonin për shkak të rëndësisë ekonomike, strategjike, integruese dhe sociale që ka.
Gërxhaliu tha se ky panair do të ndikojë edhe në përmirësimin e imazhit të Kosovës nga dominimi i agjendës politike në atë ekonomike.
“Vet fakti që kemi 174 kompani, e dëshmon fuqinë dhe rolin promovuese të panairit në fjalë. Vet fakti që e kemi një ndarje pothuajse proporcionale, ku 88 kompani janë vendore dhe 86 nga vende të rajonit dhe më gjerë, i jep panairit atë epilogun që e arsyeton të jetë ndërkombëtarë, dhe gjithsej i kemi 174 kompani që një numër i tillë, definitivisht me datën 18-21 prill 2018, Prishtinën do ta shndërrojë në qendër të promovimit të vlerave ekonomike në Ballkan dhe më gjerë”, tha ai.
Nga 174 kompani sa do të jenë gjithsej, Gërxhaliu bëri të ditur shifrat e kompanive pjesëmarrëse në panair, nga ku u vu në pah se do të jetë vetëm një kompani nga Shqipëria, derisa figurojnë 70 të tilla nga Serbia dhe veriu i Kosovës.
“Në këtë përbërje prej 174 kompani, janë me të vërtetë një numër shumë i madh i kompanive të rajonit, por kemi edhe nga vende të ndryshme. Kompani vendore janë 88, nga Serbia dhe veriu i kemi 70, nga Austria i kemi 6 po që nga sot janë 7, nga Turqia 2, nga Gjermania 2, nga Çekia 1, nga Italia 2, Kroacia, Zvicra dhe Shqipëria që e përbëjnë totalin prej 174 kompanive”, tha Gërxhaliu.
Ndërsa nga analiza e bërë se cilët sektorë dhe çka prezantojnë kompanitë vendore, sipas OEK, në sektorin prodhues janë 38 prej tyre, që nënkupton 43 përqind, në aktivitete shërbyese 20 ose 23 përqind të tyre, kompani tregtare 16 ose 18 përqind dhe ndërtimore 10 kompani ose 11 përqind. Derisa janë edhe institucione financiare.
Në anën tjetër nga kompanitë ndërkombëtare, 59 prej tyre janë prodhuese, shërbyese 14, ndërtimore 6, tregtare 4, derisa janë edhe 3 kompani nga institucione arsimore.
Po ashtu nga kjo konferencë, Gërxhaliu kërkoi nga komuna e Prishtinës që ta pastrojë nga mbeturinat rrugën për në Shkabaj, e cila dërgon në panair./Infokusi
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...