Fun & Video

Princesha e Britanisë u pranua në universitet edhe pse kishte nota shumë të ulëta (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 18 July 2017

Mbesa e Mbretëreshës, Princesha Eugenie, u pranua në Universitetin e Newcastle pavarësisht notave të saj shumë të ulëta.

Disa nga petagogët kanë argumentuar se ajo u pranua  në sajë të statusit të saj mbretëror dhe jo aftësive të saj akademike.

Princesha aplikoi për letërsi angleze në Neëcastle në vitin 2009, por u refuzua pasi aplikacioni i saj nuk u vlerësua.

-Advertisement-

Sipas profesorit të historisë , Martin Farr, universiteti ishte “i tmerruar” kur zbuloi mbesa e Mbretëreshës ishte refuzuar dhe menjëherë i ofroi asaj një vend në një kurs alternativ.

“Ne kishim në Universitetin e Newcastle një nga mbesat e Mbretëreshës, Princesha Eugenie,” tha Farr gjatë konventës vjetore të grupit anti-monarkist të Maqedonisë.

“Dhe një mik i imi. i cili ishte italian, ishte zyrtari i pranimeve dhe pa se aplikacioni i saj nuk ishte aspak i mire.  Kur universiteti kuptoi se kush ishte aplikanti, ndryshoi mendim”, tha Farr.

Ai akuzoi institucionin se i kishte ofruar Princeshes një vend të pamerituar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera