Lajme

Presidentja Osmani takohet me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 11 May 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në darkën e organizuar për nder të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut.

Përmes një postimi në Facebook ku ka publikuar fotografi nga takimi, Osmani ka thënë se ka diskutuar për për gjendjen aktuale të sigurisë në Evropë e në veçanti edhe në Ballkan.

“Mbrëmë u pritëm nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në darkën e organizuar për nder të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut.

-Advertisement-

Diskutuam për gjendjen aktuale të sigurisë në Evropë e në veçanti edhe në Ballkan, si dhe theksuam rëndësinë e partneritetit e komunikimit të vazhdueshëm në të dy anët e Atlantikut për garantimin e paqes dhe stabilitetit”, ka shkruar mes të tjerash Osmani.
Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera