Lajme

Presidentja Osmani përkujton 24-vjetorin e Masakrës së Kralanit

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 04 April 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Kralanit.Sot kujtojmë 86 civilët e rrëmbyer nga forcat gjenocidale të Serbisë në Kralan të Gjakovës, të cilët u ndanë nga kolona e të zhvendosurve, të mbledhur në këtë fshat.

Civilë moshash të ndryshme, pleq, gra, burra e fëmijë, u vranë mizorisht nga regjimi kriminal serb ose u zhdukën dhunshëm.

Sot e kësaj dite, nënat, motrat e familjarët e tjerë presin në ankth ndonjë lajm për fatin e më të dashurve të tyre, të zhdukur me dhunë nga regjimi serb.Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to!

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera