Lajme

Presidentja Osmani dhe kabineti i saj kanë shpenzuar rreth 49 mijë euro për bileta të udhëtimeve për 6 muaj

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 22 August 2022

Presidenca ka shpenzuar mbi 86 mijë euro nga buxheti i shtetit për në periudhën janar – qershor të këtij viti.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kabineti i saj (totali 19 persona), kanë shpenzuar 75 mijë e 226 euro gjatë kësaj periudhe, sipas të dhënave të publikuara nga Presidenca.

Më së shumti para, Osmani dhe kabineti i saj kanë shpenzuar për bileta të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit (48 mijë e 968 euro). Për akomodim gjatë udhëtimeve kanë shpenzuar 12 mijë e 658 euro, ndërsa 9 mijë euro për karburante.

-Advertisement-

Në dreka dhe darka zyrtare, presidentja Osmani dhe kabineti i saj kanë shpenzuar 3 mijë e 455 euro. Ndërkaq, një koktej protokollar me rastin e javës së gruas i ka kushtuar Presidencës 1 mijë euro.

Administrata, ish-presidentët dhe Këshilli Konsultativ për Komunitete në kuadër të Presidencës, kanë shpenzuar afro 11 mijë euro prej janarit deri në qershor.

Këta, më së shumti kanë shpenuzar për karburante (7 mijë e 578 euro).

Për dreka dhe darka zyrtare, ata shpenzuan 2 mijë e 977 euro, ndërsa 371 euro u kanë kushtuar biletat e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera