Lajme

Presidenti uzbek e emëron të bijën sekretare të veten

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 25 August 2023

Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoev, e ka emëruar vajzën e vet Saida Mirziyoev, si sekretare të presidentit më 25 gusht, njoftoi zyra e presidencës në Telegram.

Emërimi i të afërmeve në pozita shtetërore me ndikim është gjë e zakonshme në vendet autoritare të Azisë Qendrore. Në Turkmenistan, presidenti Serdar Berdymukhammedov e pasoi babanë e vet, Gurbanguly Berdymukhammedov.

Në Taxhikistan, djali i madh i Emomali Rahmonit, Rustam Emomali, mban pozita të rëndësishme, përfshirë edhe postin e kryetarit të dhomës së lartë të Parlamentit dhe atë të kryetarit të Dushanbes.

-Advertisement-

Saida Mirziyoev, 38 vjeçe, bëhet personi i dytë në administratën presidenciale pas babait të vet Shavkat Mirziyoev.

Pozita e saj si sekretare është e barabartë me pozitën e shefit të administratës së presidencës./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera