Lajme

Presidenti italian uron Osmanin, bën thirrje për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 16 February 2023

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella, e ka uruar Presidenten Vjosa Osmani, për 15-vjetorin e Pavarësisë.

Në urimin e tij, ai bëri thirrje që urgjentisht të normalizohen raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Konteksti aktual evropian e bën gjithnjë e më urgjente arritjen e një normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Uroj sinqerisht që propozimi evropian për marrëveshje ndërmjet palëve të mund të pranohet. Kjo është edhe në dobi të perspektivës së Kosovës për integrim evropian, të cilën Italia e mbështet bindshëm”, thuhet në urimin e kreut të shtetit italian.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera