Sport

Presidenti i FFK-së uron Majlindën dhe Norën për medaljet në Minsk

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 23 June 2019

Numri një i Federatës së Futbollist të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën për medaljet e siguruara në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Majlinda fitoi të artën në kategorinë -52 kg, kurse Nora të argjendtën në kategorinë -57 kg.

Sipas Ademit, “Aty ku është Majlinda, suksesi është i garantuar”, derisa shtoi “Uroj Majlindën për medaljen e artë, Nora Gjakovën për medaljen e argjendtë si dhe Toni Kukën, si një trajner që po prodhon vazhdimisht kampionë.

-Advertisement-

Urimi i Agim Ademit për Majlindën dhe Norën.

Aty ku është Majlinda, suksesi është i garantuar. Kjo mbase dikujt mund t’i duket si një thënie klishe, por në fakt e pasqyron realitetin në të cilin e kemi fatin të jetojmë. Xhudistja jonë, Majlinda Kelmendi tashmë e ka konfirmuar se është një sportiste e lindur për të fituar dhe për ta ngritur Kosovën në piedestalin më të lartë.

Margaritari i sportit tonë, dje, në Minsk, realizoi një tjetër sukses historik, duke ia sjellë Kosovës medaljen e parë të artë nga Lojërat Evropiane, për ta bërë edhe njëherë tërë kombin krenar me të arriturat e saj.

Prandaj, në emër të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe gjithë komunitetit të futbollit, dëshiroj që ta uroj Majlindën për medaljen e artë, Nora Gjakovën për medaljen e argjendtë si dhe Toni Kukën, si një trajner që po prodhon vazhdimisht kampionë, me shpresë dhe besim se sukseset e Federatës së Xhudos do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu, edhe sportistët tjerë që e përfaqësojnë vendin tonë në Minsk uroj të kenë rezultate sa më të mira dhe përfaqësim dinjitoz.

Së bashku vazhdojmë me krenari e përgjegjësi ta përfaqësojmë Kosovën tonë të dashur.

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së dhe zëvendëspresident i KOK-ut

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera