Lajme

Presidenti amerikan dhe kryeministri britanik zhvillojnë bisedë telefonike rreth gazit rus

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 12 April 2022

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti amerikan Joe Biden kanë folur në telefon për nevojën për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë. Biseda është fokusuar në mënyrat për t’i dhënë fund varësisë perëndimore në naftën dhe gazin e Rusisë.

“Udhëheqësit diskutuan nevojën për të përshpejtuar ndihmën për Ukrainën, duke përfshirë forcimin e mbështetjes ushtarake dhe ekonomike, ndërsa forcat ukrainase përgatiten për një tjetër sulm rus në lindje të vendit,” tha një zëdhënëse e Downing Street.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera