Lajme

Presidenti Agim Ademi ngushëllon gjyqtarin Fatlum Berisha

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 24 August 2018

E nderuara familje e Fatlum Berishës!

Lajmi për vdekjen tragjike e të hershme të djalit tuaj Drenit, na ka trishtuar e pikëlluar  të gjithëve, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve, Gjyqtarëve të futbollit e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim  ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta.

Dreni po ndiqte gjurmët e babait Fatlumit, duke u dashuruar që në vegjëli në lojën e futbollit dhe kishte nisur të zë shtat, por vdekja e mori në lulen e rinisë, duke ja ndërprerë ëndrrën djaloshare. Ndonëse, jetoi shkurt, Dreni la mbresa të një djali me virtyte të mrekullueshme, tipare të një futbollisti që premtonte dhe të një nxënësi të shkëlqyer e të nderuar ndër bashkëmoshatarët e vet. Duke qenë një çun kaq komplet, si i tillë do të kujtohet gjithmonë.

-Advertisement-

Prandaj, në këto momente të dhembjes tuaj, jemi pranë jush  që të përballoni më lehtë humbjen e më të dashurit tuaj.

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera