Sport

Presidenti Ademi uron presidentin e Federatës kroate për çmimin e Modricit

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 25 September 2018

Presidenti Agim Ademi uron presidentin e Federatës kroate për çmimin e Modricit, shkruan Gazeta InFokus.

I nderuari president, miku im i dashur Davor Shuker,

Jam i nderuar që së bashku me Ju dhe me shumë homologë tjerë ishim pjesë e eventit “The Best FIFA Football Awards 2018” që u mbajt në Londër. Vlerësimi që FIFA dhe komuniteti i futbollit i bëri futbollistit të Kombëtares tuaj, Luka Modric, më gëzoj pa masë dhe u prit me entuziazëm kudo në Kosovë. Çmimi i futbollistit më të mirë për Luka Modricin pa dyshim është një nxitje më shumë për të rinjtë e vendit tim që të merren me futbollin dhe ta ndjekin ëndrrën e tyre që një ditë pse jo të jenë të nominuar në ngjarje të këtillë si kjo në Londër. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe mahnitëse e Kombëtares tuaj në Botërorin “Rusia 2018”, por edhe çmimi që iu dha në eventin e mbrëmshëm Luka Modricit, dëshmojnë edhe një herë punën dhe vizionin tuaj në drejtimin e futbollit kroat, prandaj Federata juaj dhe Ju personalisht do të shërbeni për ne si shembull që duhet ndjekur për të arritur te suksesi.
Duke ju uruar shumë suksese në çdo aktivitet e garë ku merrni pjesë, ju lus që përgëzimet e mia dhe të mbarë futbolldashësve të Kosovës t’ia përcillni edhe kapitenit të kombëtares suaj, Luka Modric dhe mbarë opinionit futbolldashës në Kroaci.

-Advertisement-

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së E martë, 25 shtator, 2018

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera