Sport

Prishtina dhe Feronikeli i kanë ndarë pikët

Autori: E.M 20:30 | 06 March 2019

Derbi i mesjavës i luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” ndërmjet  Prishtinës dhe Feronikelit është mbyllur më rezultat të barabartë 1-1, shkruan Gazeta inFokus.

Të parët kaluan në epërsi bardhekaltërit në minutë e 17′ më golin e realizuar nga Leotrim Bekteshi, ndërsa industrialistët e barazuan rezultatin në minutën e 65′ më golin e shënuar nga Mendurim Hoti.

Prishtina në minutën e 58′ mbeti më një lojtarë më pak, pasi u ndëshkua më kartonin e dytë të verdhë Lorik Boshnajku.

-Advertisement-

Pas këtij barazimi Prishtina renditet e treta më 44 pikë, aq sa ka edhe Llapi që renditet i dyti, ndërsa Feronikeli vazhdon kryesimin më 49 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera