Sport

Raphinha barazon rekordin e Lionel Messit

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 09 April 2025

Raphinha po kalon një sezon fantastik me Barcelonën.

Sulmuesi brazilian sonte shënoi një gol dhe bëri dy asistime në fitoren 4-0 ndaj Borusia Dortmundit, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

E pikërisht sonte, Raphinha ka barazuar rekordin e Lionel Messit, ku bashkohet me të si lojtari i Barcelonës me më së shumti gola dhe asistime brenda një sezoni nq Ligën e Kampionëve.

-Advertisement-

Ai ka arritur në shifrën e 12 golave dhe shtatë asistimeve, derisa deri në fund të edicionit, Raphinha me shumë gjasë do ta thyej rekordin e Messit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera