Arrestohet një nga figurat më të fuqishme në policinë serbe
Autori: Gazeta inFokus
16:43 | 01 November 2026
Marko Kriçak, kreu i Drejtorisë së Policisë kundër Krimit në Serbi, u arrestua të dielën në mëngjes me urdhër të Prokurorisë së Lartë në Beograd, nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Arrestimi erdhi pas një kallëzimi penal të paraqitur nga një avokat që përfaqëson Veselin Miliçin, ndihmësdrejtorin e Policisë.
Boshko Sekuloviç, kreu i Shërbimit për Shtypjen e Krimit, u ndalua gjithashtu në lidhje me të njëjtin kallëzim.
Kriçak drejtoi operacionin policor pas vrasjes së Aleksandar Neshoviçit, i njohur si “Baja”, në restorantin “27” në lagjen Senjak të Beogradit.
Në kallëzimin fillestar penal të policisë lidhur me këtë krim, u përfshi edhe Veselin Miliçi – i cili në atë kohë ishte kreu i policisë së Beogradit dhe shërbente gjithashtu si ndihmësdrejtor i Policisë.
Kriçak tani dyshohet se ka falsifikuar prova në atë çështje dhe ka ushtruar presion mbi dëshmitarët dhe të akuzuarit, me qëllim që faktet të përshtateshin me një narrativë të ndërtuar paraprakisht për ngjarjet.
Aleksandar Neshoviçi, i cili lidhej me grupin kriminal të drejtuar nga Dejan Stojanoviç “Keka”, u vra në restorant në muajin maj.
Pas incidentit, Prokuroria e Lartë në Beograd njoftoi se Sasha V. (48 vjeç) dhe Mario S. (46 vjeç) dyshohen për vrasje të rëndë, posedim dhe trafikim të paligjshëm të armëve, si dhe për shkaktim të rrezikut publik.
Danka V. (42 vjeçe) u akuzua për posedim dhe trafikim të paligjshëm të armëve, ndërsa disa të dyshuar të tjerë u akuzuan për moslajmërim të një vepre penale dhe për ndihmë ndaj autorëve pas kryerjes së krimit.
Sipas prokurorisë, ngjarjet nisën më 12 maj, rreth orës 23:00, kur Neshoviçi mbërriti para restorantit me automjetin e tij të blinduar, një BMW X7.
Prokuroria deklaroi se ai ishte ftuar në takim nga ish-kreu i policisë së Beogradit, Veselin Miliçi, i cili i kishte sugjeruar të vinte pa shoqërim sigurie.
Sipas raportimeve, Neshoviçi fillimisht vendosi të mos hynte brenda pasi vërejti automjetet e të dyshuarve; Megjithatë, pas një telefonate nga Sasha V. — me të cilin kishte pasur një konflikt të mëparshëm — ai u kthye dhe u ul në një tavolinë me Sasha V., Mario S. dhe Veselin Miliç. “Pas një debati, Sasha V. dyshohet se qëlloi disa herë në drejtim të Neshoviç-it,” njoftoi prokuroria.
Sipas hetimeve, pistoleta ishte siguruar nga Danka V., e cila ia dorëzoi atë Mario S.-së, ndërsa ky i fundit ia kaloi Sasha V.-së sapo ai mbërriti në restorant.
Prokuroria pretendon se, pas të shtënave, Dejan S. i ndihmoi autorët të largoheshin, duke i çuar me makinë drejt Shabac-it, më pas te Liqeni Dobrodol dhe së fundmi në Stara Pazova.
Zhdukja e Neshoviç-it u raportua nga bashkëjetuesja e tij, pasi ai e kishte njoftuar se ndodhej në restorant, pak para se telefoni i tij të fikej.
Mediat raportuan se Miliç-i e kishte ftuar personalisht Sasha V.-në në lokal, me qëllim që ta pajtonte atë me Neshoviç-in, me të cilin Sasha V. kishte pasur më parë një konflikt.
Sipas raportimeve, përpjekja për pajtim dështoi, duke çuar në një debat që përshkallëzoi në të shtëna dhe, rrjedhimisht, në vrasje. /Telegrafi/

T� tjera
-
Përparim Rama kujton Zahir Pajazitin: Heronjtë kanë vetëm ditëlindje!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot në Orllan ka marrë pjesë në nderimi...
-
Osmani: Letra e Arlindës drejtuar gjykatësit, aktakuzë për sistemin, s’u mor asnjë masë ndaj gjyqtarëve
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka shkruar për një tjetër letër të Arlinda Zekaj...
-
Zvicër: Nga sot hyjnë në fuqi rregulla të reja, ja çfarë ndryshon
Ndryshimet përfshijnë dokumentet e identitetit, të dhënat e udhëtarëve ajrorë...
-
AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër dhe ndalon shitjen e ushqimit për viça për shkak të aflatoksinave
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), gjatë kontrolleve kufitare dhe in...
-
Albulena Haxhiu kujton heroin Zahir Pajaziti në ditëlindjen e tij: Pushka e parë e lirisë
Në ditëlindjen e heroit Zahir Pajaziti, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu...
-
Ky është babai i arrestuar që dyshohet për vrasjen e dyfishtë në Gjilan
Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për arrestimin e një 65-vjeçari, i cili ...
-
U gjetën pa shenja jete 27-vjeçari dhe foshnja në Demiraj të Gjilanit, i dyshuari babai 65-vjeçar
Detaje të reja janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë në Demiraj të Gjilanit...
-
Letra e Arlindës drejtuar gjykatësit, Osmani: Deri tani, zero masa nga sistemi gjyqësor
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një let...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete sot, rreth orës ...
-
Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV’së
Kryeministri Edi Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e media një zonjë...
-
Ky është 46-vjeçari nga Gjonaj i Hasit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri
Është identifikuar 46-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në aksidentin e rëndë...
-
“Keni dështu”, mesazhe të ndryshme vendosen para Qeverisë, në protestën kundër Kurtit
Një grup qytetarësh janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” para Qeverisë s...

































