AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër dhe ndalon shitjen e ushqimit për viça për shkak të aflatoksinave
Autori: Gazeta inFokus
16:40 | 01 November 2026
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), gjatë kontrolleve kufitare dhe inspektimeve në tregun e brendshëm, ka konstatuar praninë e aflatoksinave mbi kufijtë e lejuar në produkte të kompanisë MONUNI SH.P.K. nga Gjilani, duke ndërmarrë masa për refuzimin e importit, ndalimin e shitjes dhe tërheqjen e produkteve.
Gjatë kontrollit kufitar të një ngarkese prej 25,120 kg misër merkantil, analizat laboratorike të AUV kanë konstatuar aflatoksinë B1 në nivel prej 30 µg/kg, ndërsa analizat e IKSHPK-së kanë konfirmuar aflatoksina totale prej 47 µg/kg, mbi vlerën referente prej 10 µg/kg. Inspektorati Fitosanitar i AUV ka vendosur refuzimin e importit dhe kthimin e ngarkesës në vendin e origjinës.
Gjatë inspektimeve të mëtejshme në kompaninë MONUNI, analizat laboratorike të AUV kanë konstatuar aflatoksinë B1 mbi nivelin e lejuar edhe në produktin “Ushqim për viça deri 300 kg”. Inspektorati i AUV ka ndaluar shitjen dhe ka urdhëruar tërheqjen e produktit të identifikuar nga qarkullimi.
Aflatoksina B1 është një substancë toksike e prodhuar nga disa lloje myqesh, e cila mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë dhe të rrisë rrezikun e kancerit gjatë ekspozimit afatgjatë. Te kafshët qumështore, ajo mund të kalojë në qumësht në formën e aflatoksinës M1, duke paraqitur rrezik edhe për sigurinë ushqimore.
AUV do të vazhdojë kontrollet zyrtare dhe analizat laboratorike për të parandaluar qarkullimin e produkteve që nuk përmbushin standardet e sigurisë dhe për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe kafshëve.

T� tjera
-
Përparim Rama kujton Zahir Pajazitin: Heronjtë kanë vetëm ditëlindje!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot në Orllan ka marrë pjesë në nderimi...
-
Osmani: Letra e Arlindës drejtuar gjykatësit, aktakuzë për sistemin, s’u mor asnjë masë ndaj gjyqtarëve
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka shkruar për një tjetër letër të Arlinda Zekaj...
-
Zvicër: Nga sot hyjnë në fuqi rregulla të reja, ja çfarë ndryshon
Ndryshimet përfshijnë dokumentet e identitetit, të dhënat e udhëtarëve ajrorë...
-
Arrestohet një nga figurat më të fuqishme në policinë serbe
Marko Kriçak, kreu i Drejtorisë së Policisë kundër Krimit në Serbi, u arrestu...
-
Albulena Haxhiu kujton heroin Zahir Pajaziti në ditëlindjen e tij: Pushka e parë e lirisë
Në ditëlindjen e heroit Zahir Pajaziti, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu...
-
Ky është babai i arrestuar që dyshohet për vrasjen e dyfishtë në Gjilan
Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për arrestimin e një 65-vjeçari, i cili ...
-
U gjetën pa shenja jete 27-vjeçari dhe foshnja në Demiraj të Gjilanit, i dyshuari babai 65-vjeçar
Detaje të reja janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë në Demiraj të Gjilanit...
-
Letra e Arlindës drejtuar gjykatësit, Osmani: Deri tani, zero masa nga sistemi gjyqësor
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një let...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete sot, rreth orës ...
-
Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV’së
Kryeministri Edi Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e media një zonjë...
-
Ky është 46-vjeçari nga Gjonaj i Hasit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri
Është identifikuar 46-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në aksidentin e rëndë...
-
“Keni dështu”, mesazhe të ndryshme vendosen para Qeverisë, në protestën kundër Kurtit
Një grup qytetarësh janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” para Qeverisë s...


































