Lajme

Skandaloze – Tifozët e Crvena Zvezdës dj* egin flamurin e Kosovës në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 03 April 2025

Një akt skandaloz ka ndodhur pas mesnatës në Beograd, ku tifozë të klubit serb Crvena Zvezda kanë djegur flamurin e Republikës së Kosovës.

Sipas raportimeve nga mediat, incidenti ka ndodhur pak kohë pasi kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, është filmuar duke qëndruar pranë flamurit të Kosovës, i vendosur në korridoret e sallës së Kongresit ku po zhvillohen takime zyrtare në kuadër të aktiviteteve sportive.

Ky akt është dënuar gjerësisht në rrjetet sociale dhe konsiderohet si provokim i rëndë ndaj simboleve shtetërore të Kosovës, në një ambient që pritej të garantonte respekt dhe neutralitet institucional.

-Advertisement-

FFK ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me incidentin, por pritet që institucionet kompetente të kërkojnë sqarime nga organizatorët serbë të ngjarjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera