Blakaj: Mbrojtja e katërshes së UÇK-së në Hagë ka nevojë për mbështetje më të madhe financiare
Autori: Gazeta inFokus
18:42 | 01 November 2026
Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka shprehur paqartësi lidhur me mandatin dhe kompetencat e grupit punues për hartimin e strategjisë në mbështetje të ekipeve mbrojtëse të të akuzuarve në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Blakaj ka thënë se ende nuk dihet se çfarë kompetencash konkrete do të ketë ky grup dhe në çfarë mënyre do të ndikojë në proceset gjyqësore.
Ai ka theksuar se një prej problemeve kryesore me të cilat janë përballur ekipet mbrojtëse ka qenë mungesa e mjeteve të mjaftueshme financiare, gjë që, sipas tij, ka ndikuar edhe në vazhdimësinë e përbërjes së tyre.
“Nuk e dimë ende se cili është mandati i saktë i këtij grupi punues për hartimin e strategjisë. Normalisht, mbrojtësit e ekipeve të të akuzuarve janë palë para gjykatës dhe janë ata që do të parashtrojnë argumentet edhe në shkallën e dytë. Nuk e di se si do të ndihmojë ky grup. Ekipeve mbrojtëse u duhet mbështetje financiare dhe nuk e di nëse ajo që kanë pasur deri më tani ka qenë e mjaftueshme”, ka deklaruar Blakaj në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova., transmeton Klankosova.tv.
Ai ka rikujtuar se gjatë procedurave gjyqësore ka pasur raste kur avokatët janë tërhequr dhe janë zëvendësuar, duke vlerësuar se këto ndryshime kanë ndikuar në dobësimin e mbrojtjes.
“Disa avokatë ishin tërhequr dhe ishin ndërruar gjatë procedurës. Mendoj se me largimin e atyre mbrojtësve është dobësuar edhe më shumë mbrojtja. Problemi kryesor ishte mungesa e mjeteve financiare të mjaftueshme. Nuk e di nëse ky grup punues që është takuar ka kompetenca të tilla apo nëse mund të ndikojë që ekipet mbrojtëse të koordinohen më mirë me njëra-tjetrën”, ka theksuar ai.

T� tjera
-
Nëntori sjell të ftohtin në Kosovë, IHMK paralajmëron shi e borë
Nëntori ka nisur me rënie të temperaturave në Kosovë, ndërsa ditët e para të ...
-
Rasti në fshatin Demiraj, kryetari i Gjilanit u bën thirrje organeve të drejtësisë
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjarët e d...
-
Avokati Lushaku propozon që gjyqtarët, prokurorët, policët dhe avokatët të kalojnë dy javë në paraburgim para marrjes së detyrës
Avokati Shpend Lushaku ka propozuar që personat që ushtrojnë funksionet e gjy...
-
Tragjedia në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të vdekur babë e bijë, çka dihet deri më tani?
Dy persona, një 27-vjeçar dhe vajza e tij tre muajshe, janë gjetur të vdekur ...
-
Hiqet konstruksioni pa leje në rrugën “Rexhep Luci”, Rama: Prishtina punon edhe të dielave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është larguar një k...
-
Ish-këshilltari i Konjufcës lajmërohet nga Gjermania: Ju shkruaj nga një Baushtellë, në Kosovë s’ka asnjë perspektivë
Drilon Gashi, ish-këshilltar i Glauk Konjufcës për një periudhë kur tani mini...
-
Pamje të rralla në bjeshkët e Vrellës, banorët takojnë një ari mes borës dhe mjegullës
Një ari është parë sot në bjeshkët e fshatit Vrellë, ku disa banorë kanë hasu...
-
Rasti i Arlinda Zekajt/ Nesër nis hetimi parlamentar – flet deputetja Rexhepi
Komisioni hetimor parlamentar i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga përfaqësue...
-
Nafta shtrenjtohet mbi 2%, arrin nivelin më të lartë në 6 muaj
Çmimet e naftës u rritën mbi 2% në këtë fundjavë, mes shqetësimeve për furniz...
-
Dita e pestë e protestave për Arlinda Zekajn, protestuesit mblidhen në Prishtinë
Ka nisur mbledhja e protestuesve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në...
-
Përparim Rama kujton Zahir Pajazitin: Heronjtë kanë vetëm ditëlindje!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot në Orllan ka marrë pjesë në nderimi...
-
Osmani: Letra e Arlindës drejtuar gjykatësit, aktakuzë për sistemin, s’u mor asnjë masë ndaj gjyqtarëve
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka shkruar për një tjetër letër të Arlinda Zekaj...
































